Avni Resuli

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Avni Resuli, aktor. Lindi në Durrës, më 3 shtator 1926. Pas aktivizimit të tij në lëvizjen amatore në qytetin e Tiranës, më 1948-n filloi punë si aktor në Teatrin Popullor. Roli i tij i parë ishte në dramën “Për ata që janë në det” (1948). Për 40 vjet ai interpretoi në skenën e këtij teatri mbi 100 role, kryesisht role të dyta dhe episodike, si në shfaqjet: “Prefekti”, “Revizori”, “I çuditëshmi”, “Tri ditët e kjametit”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një nuse për Stasin”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit” etj. E veçanta e lojës së tij qe synimi për të kërkuar dhe gjetur një hapësirë të mëvetëshme në mishërimin e personazheve, sidomos duke vënë në shërbim të karakterizimit elemente shprehëse të plastikës, gjestit ekspresiv, mënyrës së të folurit etj. Krahas punës si aktor, dha ndihmesë edhe si asistentregjisor në shumë shfaqje të Teatrit Popullor, si regjisor në grupet amatore të kryeqytetit, si dhe me shumë interpretime në radiodramatizimet dhe emisionet e teatrit të Radio Tiranës etj. (Në fotografi: Avni Resuli)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © Teatri Kombëtar, Tiranë

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img