Lindi në Elbasan Agron Gashi, aktor. Gjatë viteve 1949–1951 ishte aktor në Teatrin e Ushtrisë, ’54–’62 në Teatrin Popullor, ndërsa më pas punoi si mësues në shkollën e mesme të Kulturës Tiranë (’62–’68), në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore si redaktor i botimeve (’70–’75), në Qendrën Kombëtare të Kualifikimit të Kuadrove të Kulturës si specialist i teatrit (’80–’90). Agron Gashi ka dhënë ndihmesë në përgatitjen dhe kualifikimin profesional të aktorëve dhe regjisorëve që vinin nga lëvizja amatore, sikurse edhe të drejtuesve të kulturës në rrethe e njësi prodhimi. U nda nga jeta në vitin 2023. (Në fotografi: Agron Gashi)
Teksti: Josif Papagjoni
Fotografia: © https://www.facebook.com/photo.php?fbid=616701000647112&id=100069216511430&set=a.341214998195715&locale=ur_PK
Përpunim grafik: AHCF




