Abedin Rexha

Lexo ngjarje:

Në një pritë ndërmjet fshatrave Kllodërnicë e Kastriot të komunës së Skënderajt (Kosovë) u vra Abedin Rexha, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në fshatin Vojnik të komunës së Skënderajt, në vitin 1969. Kreu shkollën e mesme në Skënderaj dhe vijoi studimet në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë. Ishte ndër pjesëtarët e grupeve të para të luftës çlirimtare në Kosovë, i njohur me nofkën “Sandokani”. Që në rini të hershme filloi veprimtarinë ilegale. Në vitet 1993–1996 emigroi në Gjermani. Më 1996 u kthye në Kosovë dhe më pas, gjatë vitit 1997 ndërmori një sërë aksionesh ndaj forcave policore serbe. Disa herë kaloi kufirin ilegalisht, për të sjellë armatim nga Shqipëria. Më 6 maj të vitit 1997, duke hyrë nga territori i Shqipërisë për në Kosovë, grupi i tij ra në pritë të forcave serbe, afër Kushninit të Hasit, ku vritet Luan Haradinaj. Në vazhdimësi zhvilloi aktivitet të dendur për konsolidimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 25 nëntor 1997 forca të policisë serbe me dy autoblinda hyjnë në fshatin Vojnik, në përpjekje për të depërtuar në lagjen “Binaku”, por u tërhoqën për shkak të rezistencës së fortë, të cilën e organizoi Abedin Rexha. Në gusht të vitit 1998, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u emërua komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës. Në këtë zonë ishte koordinator dhe pjesëmarrës në një sërë betejash. (Në fotografi: Abedin Rexha)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1415.

Fotografia: © https://ekonomiaonline.com/21-vjet-nga-vrasja-e-abedin-rexhes-sandokanit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img