Në Shkup lindi Abdurrahim Buza, piktor e grafist shqiptar i shekullit XX. Abdurrahim Buza kreu studimet e larta për pikturë monumentale në Firence (1929–1933). Buza, së bashku me italianin Mario Ridola, piktorin Andrea Thanasi (Kushi), skulptorin Odise Paskali dhe Lasgush Poradecin kanë qenë pedagogët e parë në Shkollën e Vizatimit në Tiranë. Në krijimtarinë e artistit Buza zënë vend cikle me temë historike, heronjtë e saj popullorë, lojërat popullore apo dhe temat e dasmave dhe të legjendave shqiptare. Piktura e tij ndikoi në modernizimin e artit shqiptar të shekullit XX. Është vlerësuar me titujt “Mësues i Popullit”, “Piktor i merituar” dhe “Piktor i Popullit”. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1986. (Në fotografi: Abdurrahim Buza)
Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 30.
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Abdurrahim_Buza
Përpunim grafik: AHCF




