herit_admin

Alfons Tracki

Në Shkodër u pushkatua dom Alfons Tracki, klerik gjerman.

Ilia Dashi

U nda nga jeta në Durrës, Ilia Dashi, marinar i Flotës Luftarake Detare, Hero i Popullit.

Agim Çelaj

U vra heroikisht gjatë luftimeve me ushtrinë serbe, Agim Çelaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës.

Beteja e Rahovecit

U zhvillua “Beteja e Rahovecit”, betejë e zhvilluar ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore të Serbisë në qytetin e Rahovecit dhe në rrethinë.

At Çiprian Nika

Në Shkodër lindi at Çiprian Nika, mësues, publicist, martir i Kishës Katolike.

Ilia Shyti

Në Lushnjë lindi Ilia Shyti, aktor i teatrit dhe i kinemasë, Artist i Merituar.

Fatos Arapi

Në Vlorë lindi Fatos Arapi, poet, prozator e estetist.

Hasan Kaleshi

U nda nga jeta Hasan Kaleshi, orientalist, profesor, me kontribut të çmuar në zhvillimin e orientalistikës shqiptare.

Numri i parë i gazetës “Zëri i Korçës”

Në Korçë doli numri i parë i gazetës “Zëri i Korçës” (1925–1931), gazetë e paanshme politike, letrare, kulturore, sociale edhe ekonomike.

Sejfulla Merlika

U vra në përpjekje me forcat e sigurimit në Fushë-Milot, Sejfulla Merlika, nacionalist e ushtarak.

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Mario Ashiku

Lindi në Shkodër Mario Ashiku, regjisor, aktor, profesor.
- Advertisement -spot_img