Aleksandër Albani

Lexo ngjarje:

Në Urbino të Italisë lindi Aleksandër Albani, kardinal, koleksionist arti. Aleksandër Albani është një nga pjesëtarët e familjes Albani, e vendosur në Itali në shekullin XVII. Sipas disa burimeve, të parët e Albanëve janë regjistruar në Urbino nga Kel Laci, i emigruar nga Shqipëria e Veriut në vitin 1664. Më pas u vendosën në Romë me mbiemrin Albani dhe u bënë një nga familjet më të njohura të kohës. Prej saj doli Papa Klementi XI dhe shtatë kardinalë, më i njohuri ndër të cilët, Aleksandër Albani, i cili ngriti edhe Vilën Muze, që më vonë mori emrin e familjes (Vila “Albani”). Aleksandër Albani njihet si një ndër të parët në Itali dhe në Evropë që krijoi muzeun me koleksione të çmuara nga antikiteti dhe arti bashkëkohor. Shumë nga veprat e Vilës “Albani” janë shpërndarë në disa nga muzetë më të njohur të Italisë e të botës (në Kapitol, në Luvër, në kështjellën Uindsor të Anglisë, në SHBA). Medaljet e mbledhura prej tij përbëjnë bërthamën e koleksionit në muzeun e Vatikanit. U nda nga jeta në Romë, në vitin 1779. (Në fotografi: Pamje e Vilës “Albani”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 44.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Alessandro_Albani

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img