herit_admin

Numri i parë i gazetës “Republika”

Në Shkodër doli numri i parë i gazetës “Republika” (1923–1925), gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore; botohej pjesërisht edhe në frëngjisht.

Sali Butka

U nda nga jeta Sali Butka, veprimtar i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit gjatë Rilindjes Kombëtare. Lindi në fshatin Butkë të Kolonjës, në vitin 1857.

Themelimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Themelohet Organizata e Kombeve të Bashkuara, organizata politike ndërkombëtare më e madhe dhe më përfaqësuese në kohën e sotme.

Franc Bop

Në Berlin të Gjermanisë u nda nga jeta Franc Bop (Franz Bopp), gjuhëtar gjerman, albanolog, themeluesi kryesor i gjuhësisë krahasuese historike indoevropiane, profesor në Universitetin e Berlinit.

Gjergj Fishta

Në Fishtë të Zadrimës lindi Gjergj Fishta, poet, klerik i lartë, estet, politikan, polemist, dramaturg.

Simon Rrota

Në Shkodër lindi Simon Rrota, piktor, Piktor i merituar.

Hapja e shkollës së parë shqipe për vajza

U çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza.

Abdyl Frashëri

Në Stamboll u nda nga jeta Abdyl Frashëri, ideator dhe njëri nga udhëheqësit kryesor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, politikan, diplomat.

Gjikë Kuqali

Në kampin nazist të Prishtinës, u ekzekutua me pushkatim Gjikë Kuqali, shkrimtar dëshmor.

Shefqet Peçi

Në spitalin e burgut të Tiranës u nda nga jeta Shefqet Peçi, pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Roza Anagnosti

Në Tiranë lindi Roza Anagnosti, aktore e teatrit dhe e filmit, Artiste e merituar.
- Advertisement -spot_img