herit_admin

Isa Kastrati

Më 21 prill 1999, në lagjen “Bullaj” të Prishtinës, në mbrojtje të popullit gjatë mësymjes serbe, ra Isa Kastrati (1947–1999), organizator i demonstratave masive në Prishtinë, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Masakra e Fushë-Kosovës

U zhvillua “Masakra e Fushë-Kosovës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Nakadër të komunës së Fushë-Kosovës.

Xheladin Kurtaj

Në fshatin Gabrricë të Kaçanikut lindi Xheladin Kurtaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Ndue Shyti

U nda nga jeta Ndue Shyti, instrumentist virtuoz i çiftelisë, bilbilit e sharkisë, novator dhe krijues i formacioneve popullore me instrumente tradicionale, Artist i Popullit.

Mic Sokoli

Më 20 prill 1881, në fshatin Slivovë të Ferizajt, u vra Mic Sokoli (1839–1881), luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), Hero i Popullit.

Xhorxh Gordon Bajron (George Gordon Byron)

Më 19 prill 1824, në Greqi u nda nga jeta Xhorxh Gordon Bajroni (George Gordon Byron), poet romantik anglez.

Misto Treska

Më 19 prill 1914, në Treskë të Korçës lindi Misto Treska (1914–1993), përkthyes e publicist, veprimtar politik, diplomat.

Sali Çekaj

Më 19 prill 1999, te vendi i quajtur Rrasa e Koshares ra gjatë luftimit Sali Çekaj, veprimtar politiko-ushtarak për çlirimin e Kosovës, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Shkëlzen Haradinaj

Më 19 prill 1999, në malet e Maznikut, në një betejë të ashpër me forcat serbe për të mbrojtur popullatën civile, ra heroikisht Shkëlzen Haradinaj, luftëtar dhe organizator i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Adem Ademi

Në malet e komunës së Zubin Potokut, u rrëmbye dhe u zhduk Adem Ademi, mjek, kirurg.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Ardhja e Delegacionit të Qeverisë Përkohshme të Vlorës në Londër

Delegacioni i Qeverisë Përkohshme të Vlorës, i përbërë nga Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga, arriti në Londër.
- Advertisement -spot_img