5 janar 1936
U organizua nga shoqëria “Puna” një grevë e madhe në mbrojtje të më shumë se 600 punëtorëve. Kushtet e punës së tyre ishin të vështira dhe shpërblimi i ulët. Ata u ngritën në grevë për reduktimin e orarit të punës, për paga më të larta dhe kushte më të mira jetese. Shoqëria AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania – Ndërmarrja Italiane e Naftës Shqiptare, 1925–1945) u detyrua të plotësonte kërkesat e grevistëve.
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 28–29.
Përpunim grafik: AHCF




