5 janar 1924
Doli në Tiranë numri i parë i gazetës “Dajti”, një gazetë e përjavshme politike, ekonomike dhe letrare. Ajo mbështeti programin e shoqërisë atdhetare e përparimtare “Xhoka” të Tiranës. Gjithashtu, gazeta trajtonte probleme arsimore në formë artikujsh për gjuhën shqipe, letërsinë shqipe, të dhëna historike për viset shqiptare, njohuri elementare gjeografike etj., në ndihmë të mësuesve për shkollat shqipe. (Në fotografi: Ballina e gazetë “Dajti”, 1924.)
Teksti: https://orientalizmi.wordpress.com/
Fotografia: © https://orientalizmi.wordpress.com/
Përpunim grafik: AHCF




