U zhvillua në fshatrat Velike dhe Pepic (Mali i Zi), beteja vendimtare midis shqiptarëve dhe reparteve malazeze për mbrojtjen e krahinave shqiptare të Plavës e të Gucisë nga aneksimi prej Malit të Zi. Pas ditë luftimesh të përgjakshme, forcat malazeze u thyen. Kjo luftë pati një jehonë që i kaloi caqet e trojeve shqiptare dhe i bashkoi më shumë shqiptarët rreth Lidhjes së Prizrenit. (Në fotografi: Luftëtarë pjesëmarrës në betejën e Velike-s dhe Pepic-it, 1880.)
Teksti: Historia e Popullit Shqiptar – Vëll. II, “Toena”, Tiranë, 2002, faqe 181-183.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




