Piktori francez Leon Gerome, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të shekullit XIX, realizoi kompozimin me titull “Shqiptarët duke luajtur shah”, punuar në vaj. Piktori Gerome udhëtoi nëpër vendet e Lindjes dhe nëpër Shqipëri. Gjatë udhëtimit të tij nëpër vendin tonë, realizoi disa tablo. Kompozimi “Shqiptarët duke luajtur shah” njihet si një nga punimet më të arrira dhe më të bukura të piktorit me temë nga Lindja. Kjo vepër ruhet në galeritë e Nju-Jorkut. Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare. (Në fotografi: Kompozimi “Shqiptarët duke luajtur shah”.)
Teksti: Media online Alb-Spirit
Fotografia: © https://archive.koha.net/?id=8&l=154977
Përpunim grafik: AHCF




