Kisha Ortodokse Shqiptare, Boston

Lexo ngjarje:

Përkujtojmë mbajtjen e Meshës së parë në gjuhën shqipe dhe themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston. Mesha e parë në gjuhën shqipe u mbajt prej at Theofan Nolit më 22 mars 1908, në sallën e “Kalorësve të Nderit”, në Boston të SHBA-ve. “Liturgjia Hyjnore” e përkthyer nga Fan Noli, tingëllonte shumë bukur në gjuhën shqipe dhe kuptohej nga besimtarët e pranishëm. Po atë ditë, shqiptarët u mblodhën në sallën “Feniks” dhe themeluan Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit. Kryekisha e Shën Gjergjit në Boston është themeluar më 22 mars të vitit 1908 dhe është kisha e parë ortodokse shqiptare në Amerikë. Grupi nismëtar për themelimin e kryekishës së Shën Gjergjit përbëhej nga patriotë shqiptarë me ideale të larta atdhedashurie. Disa prej tyre qenë: Nikolas Kristofer, arkëtar, Xhorxh Toli, sekretar, Filip Vasili, ndihmëssekretar, Misto Millona, Harri Kaçka, Xhon Kozma, Kosta Racka etj. Klerikët që kanë meshuar në gjuhën shqipe në këtë kishë, kanë qenë: at Theofan Noli, at Naum Çere, at Damian Angjeli, at Stath Melani, at Nikolas Kristofor, at Dhosi Katundi, at Thimi Theodhosi, at Vangjel Çamçe, at Vani Çani, at Krist Elli, at Artur Liolin etj. (Në fotografi: Fan Noli pas Liturgjisë Hyjnore në Framingham, MA.)

Teksti: https://thealbanianprofile.com/

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img