Në Kolonjë lindi Behar Shtylla (1918–1994), arsimtar, nëpunës, deputet, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar. Ndoqi liceun frëng të Korçës. Që në moshën 17 vjeç, angazhohet në një veprimtari të dendur letrare si kritik letrar, me pseudonimin Bardhi Shtylla, në gazetat “Koha Jonë” dhe “Shkëndija” të qytetit të Korçës dhe Tiranës. Më 13 qershor 1940, përfitoi nga një ndihmë e Këshillit të Ministrave për të ndjekur studimet universitare në Romë, në degën gjuhë-letërsi në Universitetin “La Sapienza”. Në nëntor-dhjetor 1942, u caktua mësues i gjuhës frënge në liceun e Korçës. Veprimtarinë e tij më të rëndësishme Behar Shtylla e ka zhvilluar si diplomat në fushën e politikës së jashtme në një moment të vështirë, kur kërkohej riafirmimi ndërkombëtar i shtetit të ri shqiptar të sapodalë nga lufta. Deri qershorin e 1945-s qe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më 1945, ishte sekretar i Sekretariatit të Frontit Demokratik, pastaj sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vitin pasardhës, drejtor politik i dikasterit. Në vitet 1954–1982 qe deputet. Ishte ministër i shtetit shqiptar në Romë, pastaj ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Kuvendit Popullor dhe i shumë funksioneve të tjera shtetërore. (Në fotografi: Behar Shtylla)
Teksti: Qendra e Botimeve për Diasporën
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Behar_Shtylla
Përpunim grafik: AHCF




