Më shumë se 3000 mijë shtetas hipën në bordin e anijes “Tirana” dhe lanë Shqipërinë, për t’u nisur drejt fqinjit përtej Adriatikut. Me rënien e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, shqiptarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqenien e munguar. Ikjet gjatë javës së parë të marsit të vitit 1991, qenë të përmasave të mëdha. Gjithashtu, braktisja masive e vendit, mobilizoi elitën politike të kohës për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e fluksit të emigrantëve. (Në fotografi: 1) Anija “Tirana” në portin e Durrësit; 2) Fragmente të procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, të zhvilluar nën drejtimin e kreut të këtij organi, Fatos Nano, më datë 06.03.1991 dhe me objekt shqyrtimi situatën në portin e Durrësit.)
Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror
Përpunim grafik: AHCF




