Himni i Flamurit në shkolla

Lexo ngjarje:

Ministria e Arsimit të Shqipërisë lëshoi një qarkore, e cila kërkonte nga të gjitha shkollat e vendit të këndonin Himnin e Flamurit para fillimit të mësimit. Qarkorja kërkonte kryerjen e këtij riti me seriozitet, duke i qëndruar besnik tekstit dhe notave. Kënga patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”, me tekst të shkruar nga Asdreni në vitin 1912, në Bukuresht, u bë himni kombëtar i Shqipërisë që me Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Himnin e mësoi së pari grupi koral i Korçës, i cili e këndoi në Vlorë me rastin e Shpalljes së Pavarësisë. Sot, përmbajtja, partitura dhe përdorimi i Himnit Kombëtar Shqiptar përcaktohen me ligjin nr. 8926, datë 22.07.2002. (Në fotografi: Himni Kombëtar Shqiptar)

Teksti: https://diasporashqiptare.al/

Fotografia: © Haxhiislami M., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img