Sevasti Dako Qiriazi

Lexo ngjarje:

Në familjen e njohur të Qiriazëve në Manastir, lindi Sevasti Dako Qiriazi, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe për emancipimin e gruas shqiptare, Mësuese e Popullit. Në vendin e lindjes kreu në gjuhën angleze studimet e mesme në shkollën e Shoqërisë Biblike të qytetit. Pasi mbaroi studimet në Kolegjin Femëror Amerikan (Womens College) të Stambollit (1888–1891), u kthye në Korçë, ku me ndihmën e të vëllait, Gjerasimit, hapi, më 1891, të parën shkollë kombëtare për vajza: “Shkolla Shqipe e Vashave”. Mori pjesë në Kongresin arsimor të Elbasanit (1909). Përgatiti e botoi një varg tekstesh. mbi gramatikën e shqipes, historinë botërore e historinë e Shqipërisë etj. Sevasti Qiriazi bashkëpunoi me albanologen Edith Durham për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar në arenën ndërkombëtare (1913). Bashkëpunoi me të motrën, Parashqevinë, për botimin e revistës “Ylli i Mëngjezit”. Pas kthimit në atdhe (1921), së bashku me bashkëshortin, Kristo Dako dhe të motrën, Parashqevi Qiriazi, iu përkushtua Institutit arsimor “Kyrias”, të çelur prej tyre në Tiranë e në Kamzë. Është dekoruar me “Urdhrin e Skënderbeut”, me “Urdhrin për Veprimtari Patriotike” dhe me “Urdhrin e Lirisë”. (Në fotografi: Sevasti Dako Qiriazi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2182–2183.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img