Në Shkodër doli numri i parë i gazetës “Posta e Shqypëniës” (1916-1918), gazetë politike, shoqërore e kulturore. Është botuar në shqip dhe gjermanisht. Dilte çdo të mërkurë dhe të shtunë. Regjisori Gjergj Fishta ishte edhe autori i shumicës së shkrimeve editoriale. Gazeta subvencionohej nga Austro-Hungaria. U botuan 193 numra. (Në foto: Numri i parë i gazetës “Posta e Shqypëniës”, 1916.)
Teksti: Fjalor Enciklopedik Shqiptar – Vëll. 3 , Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2074.
Foto: © https://diasporashqiptare.al/2020/12/05/5-dhjetor-1916-fishta-botonte-numrin-e-pare-te-gazetes-posta-e-shqypnies/
Përpunimi grafik: AHCF




