Marie Tuçi

Lexo ngjarje:

Marie Tuçi  lindi në fshatin Ndërfushaz Mirditë. Pasi përfundon shkollën në vitin 1946, abati Frano Gjini, e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Njëkohësisht Maria i futet edhe rrugës së besimit, duke qenë gjithnjë e më shumë pranë Kishës Katolike, ku edhe po shërbente. Marie Tuci arrestohet më 10 gusht 1949.  Pas një raprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës sekretar i partisë komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve së cilës Maria i përkiste. E marrin dhunshëm dhe e dërgojnë në dhomat e tmerrshme të hetuesisë. Turturohet personalisht nga shefi i hetuesisë së Shkodrës Hilmi Seitii. Turturat më çnjerëzore ndaj Marie Tucit që u panë nga dhjetëra dëshmitarë ishte që pasi e zhveshën e futën në një thes bashkë me një mace të egër, duke e lënë aty për një kohë të gjatë. Seiti dhe hetuesit e tjerë e dhunojnë sërish me mjete të forta, aq sa Maria dërgohet në gjendje të rëndë në spital, ku pas disa ditësh, më 28 tetor 1950 vdes si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike. (Në fotografi: Marie Tuçi)

Teksti: https://kujto.al/personat/marie-tuci/ 

Foto: © https://kujto.al/personat/marie-tuci/ 

Përpunimi Grafik: AHFC

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img