Incidenti i bombës artizanale në oborrin e Ambasadës Sovjetike.

Lexo ngjarje:

Në oborrin e Ambasadës Sovjetike u hodh një bombë artizanale me dinamit, që nuk bëri asnjë dëm. Më 20 shkurt 1951, u mblodh Byroja Politike. Mehmet Shehu, ministër i Brendshëm, thotë: “Është një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile edhe më e madhe se një atentat që mund t’i bëhej ndonjërit nga ne”. Ai kërkoi masa represive të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh ligjet në fuqi, meqenëse edhe herë tjetër “kemi pushkatuar, jashtë ligjeve në fuqi”. Të gjithë anëtarët e Byrosë Politike ishin dakord për masa të menjëhershme represive. Menjëherë pas kësaj, u hartuan “listat e zeza” dhe nga të gjitha krahinat e Shqipërisë u arrestuan qindra të pafajshëm me biografi “perëndimore”. 22 intelektualë nga këto lista u dënuan pa gjyq, me vdekje, pasi i kaloi nëpër duar për herë të fundit vetë Enver Hoxha. (Në fotografi: Manifestim përpara Ambasadës Sovjetike, 1951.)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 35.

Fotografia: © https://flasshqip.ca/kulture/histori/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img