Gjon Nikollë Kazazi

Lexo ngjarje:

Lindi në Gjakovë Gjon Nikollë Kazazi, lëvrues i gjuhës shqipe, klerik i lartë katolik. Studioi në kolegjet ilirike (institucione arsimore të Kishës Katolike) të Fermos dhe të Loretos (Itali), ku mori gradën doktor në teologji dhe filozofi. Më 1743, u emërua kryepeshkop i Shkupit dhe qëndroi në këtë detyrë deri në fund të jetës së tij. Më 1740, zbuloi “Mesharin” e Gjon Buzukut në bibliotekën e Kolegjit të Propagandës së Fesë (Kolegji për Ungjillëzimin e popujve në Romë). Ka botuar disa libra, të cilët janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe. (Në fotografi: Gjon Nikollë Kazazi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1147.

Fotografia: © https://kosovapress.com/%E2%80%8Bpervjetori-i-vdekjes-se-gjon-nikolle-kazazit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img