Muharrem Fejzo

Lexo ngjarje:

Lindi në Ersekë Muharrem Fejzo, regjisor, skulptor, piktor grimior. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në degën e skulpturës, më 1954. Kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës në vitin 1966, dhe punoi si regjisor në Estradën e Kukësit në vitet 1967–1968. Pastaj filloi përsëri punën në kinostudio, më 1969, si asistent regjisor. Filmin e parë si regjisor “Montatorja” (S: Dh. Xhuvani) e realizoi më 1970. Në punën e tij shquhet për kërkesa artistike, këmbëngulje të vazhdueshme për rritjen e nivelit profesional dhe për kulturën e tij figurative. Aftësitë e tij organizative dalin në pah në xhirimet e skenave masive. Gjatë punës së tij si regjisor nuk ka braktisur profesionin e vet të parë, atë të skulptorit. Paralelisht asaj ka realizuar disa vepra dhe ekspozita figurative. Është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë më 2001. Një vit më vonë mori titullin e lartë “Mjeshtër i madh i punës”. U nda nga jeta në vitin 2020. (Në fotografi: Muharrem Fejzo)

Teksti: Viktor Gjika

Fotografia: © https://shqiptarja.com/lajm/i-infektuar-me-covid-shuhet-ne-moshen-87vjecare-regjisori-i-njohur-muharrem-fejzo

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img