Themelimi i Kolegja Saveriane

Lexo ngjarje:

U themelua në Shkodër Kolegja Saveriane (Kolegja e Shën Françesk Saverit). U themelua në fillim si shkollë tregtare. Në vitet ’20 të shekullit XX, u shndërrua gradualisht në lice klasik. Zbatonte sistemin pedagogjik të Urdhrit të Jezuitëve, i njohur si Ratio Studiorum. Dallohej për disiplinën e rreptë pedagogjike dhe pedagogë të nivelit evropian. Kolegji kishte bibliotekën, arkivin, “Shtypshkronjën e Zojës së Papërlyeme” (themeluar më 1870) dhe një muze të ndarë në 4 seksione, ku dallohej një koleksion i pasur numizmatik. Në këtë kolegj kanë studiuar Luigj Bumçi, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Mati Logoreci, Gjovalin Gjadri etj. Studentët e diplomuar prej këtij kolegji themeluan më 1926 Shoqatën L.E.K.A. (Letërsi-Edukatë-Kulturë-Argëtim) dhe botuan njëkohësisht të përkohshmen kulturore “Leka”. Kolegja Saveriane u mbyll nga qeveria, më 1933, krahas shkollave të tjera private, për t’u rihapur më 1936. Deri në vitin 1946 shkolla u ndoq nga nxënës të krishterë (katolikë e ortodoksë) dhe myslimanë. Kolegja Saveriane u rihap në vitin 1992 dhe më 1994 mori emrin: Shkolla e mesme e përgjithshme “Pjetër Meshkalla”. (Në fotografi: Kolegja Saveriane, Shkodër.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1208.

Fotografia: © https://www.vaticannews.va/sq/kisha/news/2021-10/17-tetorpervjetori-i-themelimit-te-kolegjes-saveriane-ne-shkoder.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Mumin Selami

In the "Tophana" neighborhood of Vlorë, at the illegal base of the Albanian Communist Party, Mumin Selami, an activist of the National Liberation Antifascist Movement and a People's Hero, was killed.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img