Në Shkodër u përurua Muzeu Historik i qytetit. Muzeu Historik i Shkodrës ndodhet në një banesë monumentale të restauruar (shtëpi karakteristike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka”). Muzeu pasqyron kulturën materiale të qytetit nga neoliti (5000 vite më parë) e deri në mesjetë. Në muze ndodhen objekte me vlera të punuara në gur, metal e qeramikë. Ai pasqyron shkencërisht vazhdimësinë etnokulturore të popullsisë autoktone iliro-shqiptare. Muzeu përbëhet nga seksioni i etnografisë, i arkeologjisë, i artit pamor dhe biblioteka. (Në fotografi: Pamje e jashtme e Muzeut Historik të Shkodrës.)
Teksti: https://muzeuhistorikshkoder.org/muzeu/historia/
Fotografia: © https://muzeuhistorikshkoder.org/muzeu/historia/
Përpunim grafik: AHCF




