Luigji Gjura

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Luigji Gjura (it. Luigi Giura), personalitet politik dhe inxhinier arbëresh. Lindi në Mashqiti (it. Maschito), krahina e Potencës (Bazilika), më 14 tetor 1795. Studimet e para i kreu në shkollën e etërve “Calasanzio”. Studimet universitare i kreu në Napoli. Në moshën 16-vjeçare ndjek studimet si nxënës i jashtëm në shkollën e ndërtimit të urave e rrugëve, por edhe të punëve hidraulike. Më 1817 merr titullin “Inxhinier i Klasit të Parë”. Deri në vitin 1860, Luigji Gjura krijon vepra madhështore, si: ujësjellës, rrugë, ura, ndërtesa, altarë kishe etj. Merr përsipër dy veprat madhore inxhinierike të parealizuara më herët në Itali, si ura me elemente hekuri mbi lumin Garigliano (Minturno, 1828–1832) dhe restaurimin e një ure të kohës romake në Abruco (1825–1835). Pas rënies së burbonëve francezë, në shtator të vitit 1860, Gjura emërohet ministër i Punëve Publike nga Xhuzepe Garibaldi, duke u bërë edhe arbëreshi i tretë i rëndësishëm në këtë qeveri, së bashku me Françesko Krispin dhe Paskal Skurën. Emri i tij u bë shumë i njohur si profesionist, si brenda dhe jashtë Italisë e, mbi të gjitha, si njeri me kulturë, i ndershëm e me shpirt të madh. (Në fotografi: Luigji Gjura)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Luigi_Giura

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img