Mërgimtarët e kolonisë shqiptare të Konstancës në Rumani, krijuan degën e shoqërisë patriotike “Bashkimi”. Kryetar u zgjodh Eftimi Radi, nënkryetar dr. Ibrahim Temo dhe shkronjës Johan Mihal Lehova. Dega kishte administratën e vet, vulën, statutin dhe zhvilloi një veprimtari të dendur patriotike dhe kulturore. Shoqëria e re do të mbetej një nga vatrat më të rëndësishme të botimit të librave në gjuhën shqipe. Librat, përgatitur prej atdhetarësh punëtorë, dilnin një nga një nga shtypshkronja e saj, e dërgoheshin në të katër anët e Shqipërisë e të botës, që nga Amerika deri në Kinë, duke përhapur kështu kudo idenë e madhe të Shqipërisë së mosvrame. (Në fotografi: Shoqëria “Bashkimi” në Bukuresht, 1907.)
Teksti: https://diasporashqiptare.al/
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror
Përpunim grafik: AHCF




