Jup Kazazi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër u vetëvra Jup Kazazi, veprimtar politik, ministër i Partisë Fashiste në qeverinë e Mustafa Krujës, udhëheqës i Ballit Kombëtar. Lindi në Shkodër, në vitin 1909. Studioi për ekonomi në Beograd dhe, pasi i dëbua prej Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene më 1920, studimet i vazhdoi në Torino (Itali). Zotëronte serbokroatishten, italishten, frëngjishten dhe anglishten. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia bëhet pjesë e Ballit Kombëtar, punon ekonomist në Ministrinë e Financave. Me këmbënguljen e miqve bëhet ministër i Partisë Fashiste, edhe pse ishte kundër fashizmit. Me ardhjen në pushtet (1944), komunistët e dënuan me vdekje. Jupi e pasqyron në ditar këtë fakt. Ditari i tij nis më 25 nëntor 1944. Salvator Kurti e lajmëron që Jupi me të katër vëllezërit janë dënuar me vdekje nga partia komuniste. Kështu, për herë të tretë, u detyruan të dalin në mal. Ai u bë udhëheqësi dhe simboli i asaj që njihet si “kryengritja antikomuniste e Postribës” (1946). I rrethuar nga komunistët, vrau veten në vitin 1946, me qëllim të mos binte në duart e komunistëve. (Në fotografi: Jup Kazazi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 199.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img