Astrit Bytyçi

Lexo ngjarje:

Në Ferizaj të Kosovës lindi Astrit Bytyçi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Në prill të vitit 1998 u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën e Drenicës. Aktivitetin luftarak e vazhdoi në Ferizaj, më pas iu bashkua ushtarëve që shkonin për armatim në Shqipëri (nëntor 1998). Më 13 dhjetor 1998, së bashku me shumë ushtarë të tjerë, me pajisje dhe armatim, të prirë nga komandant Mujë Krasniqi, nga Shqipëria hyjnë në Kosovë. Më 1998, u vra kur bashkë me 148 luftëtarë të tjerë në kolonë, në malet e Pashtrikut ra në pritën e forcave serbe. (Në fotografi: Astrit Bytyçi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 245.

Fotografia: © https://www.facebook.com/277539985611068/photos/a.954119464619780/3738421272856238/?type=3

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img