Kolë Prela

Lexo ngjarje:

U ekzekutua me pushkatim Kolë Prela, profesor, nacionalist, luftëtar antifashist, deputet i Dukagjinit. Lindi në fshatin Pepsumaj të Shoshit, në vitin 1916. Më 1923 filloi kolegjin jezuit. Pas një ndërprerjeje shumëvjeçare, diplomohet në gjimnazin e shtetit, më 1935. Në vitet 1936–1949 kreu Fakultetin e Letërsisë–Filozofisë në Universitetin e Torinos. Pas kthimit në Shqipëri, punoi mësues i letërsisë, i greqishtes dhe latinishtes në gjimnazin e Shkodrës (1940–1943). Është një nga organizatorët e demonstratës antifashiste të 22 shkurtit 1942, dhe një nga nacionalistët e parë indipendentë që përqafoi platformën politike të Konferencës së Pezës. Në qershor vitit 1943 ngriti Çetën partizane territoriale të Dukagjinit, koordinoi veprimtarinë antifashiste mes Shkodrës-Dukagjinit dhe Malësisë së Gjakovës. Më 1944 u zgjodh përgjegjës i Seksionit Ekonomik në Shkodër dhe, për dy muaj, drejtor i “Normales” së Elbasanit (deri në nëntor 1945). Në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 u zgjodh deputet i zonës nr. 11 në Nënprefekturën e Dukagjinit. Ishte pjesëtar i grupit të deputetëve opozitarë, që kërkonte pluralizëm politik dhe zgjedhje të lira. U arrestua më 14 shtator 1946, pas shtypjes së Lëvizjes së Postribës, me akuzën e themelimit të një partie demokristiane dhe lidhjen me klerin katolik. Më 14 janar 1948 u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Nuk i dihet varri as sot e kësaj dite. (Në fotografi: Kolë Prela)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. VI, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2017, faqe 353–354.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Skeda:Profesor_Kol%C3%AB_Prela.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img