Obrej Herbert

Lexo ngjarje:

Lindi Obrej Herbert (Aubrey), personalitet politik anglez, popullarizues dhe mbrojtës i çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Lindi në vitin 1880. Nga viti 1904 e deri në vitin 1917 udhëtoi nëpër trojet shqiptare, nga veriu në jug, u njoh me popullin shqiptar, mësoi shqipen dhe u mundua t’u dilte në krah shqiptarëve në momente të vështira për çështjen e tyre kombëtare. Në kohën e Shpalljes së Pavarësisë, të krijimit të shtetit të pavarur shqiptar dhe të nisjes së përpjekjeve për stabilizimin e tij, më 1913-n Obrej Herbert krijoi në Londër Komitetin Anglo-Shqiptar, të cilin e drejtoi për shumë vjet së bashku me sekretaren e këtij komiteti, Edith Durham. Me këtë cilësi iu përkushtua mbrojtjes së të drejtave të kombit shqiptar për një shtet të pavarur dhe për moscopëtimin e trojeve të tij. Dha ndihmesë me vlerë në vitet e Luftës I Botërore. U ngarkua “delegat nderi” i Federatës “Vatra” në Evropë që nga viti 1916 dhe pranë Konferencës së Paqes në Paris (1919). Në të mirë të çështjes shqiptare botoi shumë materiale në shtypin evropian dhe ndërhyri në institucionet ndërkombëtare evropiane, veçanërisht pranë qeveritarëve anglezë. U nda nga jeta në vitin 1923. Më 1924 u botua libri i tij “Ben Kendim” (“Unë vetë”), në të cilin Obrej Herbert ka shkruar pjesë të tëra për karakteristikat dhe vlerat e popullit shqiptar. Më 17 maj 1924 Kuvendi Kombëtar i Shqipërisë (Asambleja Kushtetuese) mbajti heshtje për nder të tij. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” i argjendtë. (Në fotografi: Obrej Herbert)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 909.

Fotografia: © http://www.albanianhistory.net/1912_Herbert/index.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img