Konventa Ndërkombëtare mbi Opiumin

Lexo ngjarje:

Republika e Shqipërisë aderoi në “Konventën Ndërkombëtare mbi Opiumin”. Konventa ishte miratuar në Hagë, në 23 janar 1912. Shtetet e Bashkuara mblodhën një konferencë prej 13 kombeve të Komisionit Ndërkombëtar të Opiumit, më 1909, në Shangai (Kinë), si përgjigje e kritikave në rritje ndaj opiumit. Traktati u nënshkrua nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Holanda, Persia, Portugalia, Rusia dhe Siami. Konventa thoshte që: “Vendet kontraktuese të përdorin të gjitha fuqitë për të kontrolluar të gjithë personat që prodhojnë, importojnë, shesin, shpërndajnë dhe eksportojnë morfinë, kokainë dhe kripërat e tyre, si dhe ndërtesat në të cilat këta persona mbajnë një industri tregtare”. Ajo hyri në fuqi globalisht më 1919. Gjesti i presidentit Ahmet Zogu ishte për t’u harmonizuar me legjislacionin ndërkombëtar në të gjitha fushat. (Në fotografi: Faqja e parë e Konventës Ndërkombëtare mbi Opiumin”.)

Teksti: https://www.faktor.al/

Fotografia: © https://www.facebook.com/RandomHistoryoftheDay/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img