Besim Levonja

Lexo ngjarje:

Në Elbasan lindi Besim Levonja, aktor dhe dramaturg, “Artist i merituar”. Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Filloi veprimtarinë si aktor në teatrin partizan, për të cilin shkroi edhe dramat “Sabaudin Gabrani” e “Peza heroike”, që paraqesin qëndresën popullit në luftën kundër fashizmit, si dhe skeçe humoristike. Pas çlirimit, punoi si aktor e regjisor në Teatrin Popullor dhe në Estradën e Shtetit (1953–1959). Veprat e para ishin skeçe e komedi me një akt (“Ceni Hoxhë”, 1945) dhe komedia “Prefekti” (1948), që pati jehonë të gjatë në skenë dhe që është realizuar edhe si film televiziv; në të ka mjaft elemente të farsës dhe grotesku e humori burojnë natyrshëm. Më pas dramat “Janë plagët që flasin” (1951), “Dasma e madhe” (1955) etj., u vunë në skenë, por mbetën të pabotuara. Si aktor, interpretoi role në dramat “Halili e Hajrija” e Kolë Jakovës, “Votra e huej” e Ndrek Lucës etj., si dhe në vepra të dramaturgjisë botërore. Ka luajtur dhe në filmin “Debatiku”. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1968. (Në fotografi: Besim Levonja)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1483.

Fotografia: © https://observerkult.com/nderroi-jete-para-54-vjeteve-prefekti-besim-levonja-aktori-qe-sharrohet/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img