Revista “Reforma”

Lexo ngjarje:

Doli numri i parë i revistës “Reforma”, organ i Lidhjes së Mësuesve në Tiranë. Revista e përdyjavshme përkrahu zhvillimin e arsimit kombëtar dhe zbatimin e lirive dhe të drejtave demokratike. Ajo shoqërohej me shtesën prej 14 faqesh që titullohej “Pjesa pedagogjike”. Në korrik të atij viti, botoi si shtojcë gazetën “Reforma” që ishte në krah të Revolucionit të Qershorit. Gazeta kërkoi të kryheshin reforma radikale, të kryhej spastrimi i administratës shtetërore dhe sidomos i ushtrisë nga elementët e djathtë konservatorë dhe ekstremistë. (Në fotografi: Faqja e parë e revistës “Reforma”, 1924)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2220.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img