Spiro Kristo

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Spiro Kristo, piktor dhe ilustrator i njohur në artin shqiptar. Studioi në Akademinë e Arteve në Bukuresht, por u diplomua në Tiranë. Ai ishte një nga piktorët e realizmit socialist shqiptar. Duke filluar nga viti 1958, Spiro Kristo ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat dhe konkurset kombëtare të arteve pamore. Spiro Kristo ka realizuar tablo kompozicionale me temën e ndërtimit socialist, portrete, peizazhe, postera, ilustrime të ndryshme dhe grafika. Veprat e tij janë realiste dhe me kolorit të plotë e pa shumë kontraste grafike. U nda nga jeta në vitin 2011. (Në fotografi: Vepra e Kristos “Brigadierja”, vaj në kanavacë, 1976.)

Teksti: Ylli Drishti

Fotografia: © https://www.documenta14.de/en/artists/16208/spiro-kristo

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img