Shoqëria patriotike “Dëshira”

Lexo ngjarje:

Mërgimtarët shqiptarë në Sofje krijuan shoqërinë patriotike “Dëshira”. Në nenin 2 të Statutit të miratuar prej saj, thuhej: “Qëllimi i shoqërisë ‘Dëshira’ është për të përhapur dituri dhe për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe për të përhapur mësonjëtore në gjuhën shqipe, në Shqipëri.” Krijoi degët e saj ku kishte mërgimtarë, si në Varnë e Plovdiv. Më 1897, themeloi në Sofje shtypshkronjën “Mbrothësia”; në vitet 1897–1915 botoi revistën “Kalendari kombiar”; më 1902, hapi shkollën e natës shqip me mësues të gjuhës shqipe Kosta Jani Trebickën. Shoqëria “Dëshira” jepte shfaqje muzikore (koncerte) e teatrale, si dramën “Besa” të Sami Frashërit; zhvilloi propagandë kundër veprimtarisë antishqiptare të Patrikanës së Stambollit; iu kushtua botimit të veprave shqipe, ndër të cilat vendin kryesor e kanë zënë shkrimet e poetit kombëtar Naim Frashëri. Në veprimtarinë e saj nuk u pengua nga qeveria bullgare, edhe për faktin se midis shqiptarëve dhe bullgarëve nuk kishte çështje të diskutueshme politike. (Në fotografi: Anëtarë të shoqërisë patriotike “Dëshira”, Sofje.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2508.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shqiptar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img