22–24 dhjetor 1972
Në Teatrin e Operës dhe të Baletit të Tiranës u zhvillua Festivali i 11-të i Këngës në Radio Televizion. Prezantues të këtij edicioni ishin Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu. Ky festival mbetet në historinë e muzikës së lehtë shqiptare, si një ndër festivalet më të përfolura, kjo prej “njollosjes” së kohës dhe sistemit. Për kohën, ky festival u quajt me shfaqje disidente dhe u dënua prej udhëheqjes së lartë. U cilësua si një festival “me imitime dekadente”, “veshje dhe shfaqje të huaja”, që braktisi temat e mëdha, por u ndikua ndikimi prej temave më të parëndësishme (sipas sistemit) të kohës, si: dashuria, kafeneja, vajzat etj. Tonin Tërshana, me këngën “Kur vjen pranvera”, kompozuar nga Pjetër Gaci, poet Fatos Arapi, u shpall fitues i këtij festivali (Në fotografi: Tonin Tërshana duke kënduar, 1972.)
Teksti: https://festivali.rtsh.al/historiku/fituesit/fest-11
Fotografia: © Radio Televizioni Shqiptar
Përpunim grafik: AHCF




