Remzi Përnaska

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Remzi Përnaska, gjuhëtar, pedagog. Në vendlindje kreu dhe shkollën e mesme. Studioi në degën e gjuhës ruse në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës, vijoi studimet e larta për filologji turke në Institutin e Gjuhëve të Lindjes në Moskë (1960–1961), i përfundoi në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Universitetin e Tiranës (1961–1963). Ka punuar si pedagog i sintaksës në katedrën e gjuhës shqipe të Universitetit të Tiranës (1963–1974), punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë (1982–1991), lektor i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve të Lindjes në Paris (1974–1982 dhe 1991–1997), profesor i asociuar në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta në Universitetin e Sorbonës (Paris). Ka botuar monografinë “Kundranori me parafjalë në gjuhën shqipe” (Pejë, 1996) dhe në frëngjisht librin “La syntaxe de l’énoncé en albanais contemporain (la syntaxe des formes atonnes des pronoms)”, Lile, 1996 (“Sintaksa e thënies në gjuhën shqipe: sintaksa e të ashtuquajturave trajta të shkurtra të përemrave”). Është bashkautor në veprën “Gramatika e gjuhës shqipe, vëll. II Sintaksa” (1996, 2002). Ka shkruar një numër artikujsh studimorë për probleme të sintaksës dhe të morfologjisë së shqipes. Është bashkautor i një teksti për mësimin e shqipes “Parlons albanais” (Paris, 1999) dhe autor i dy doracakëve për mësimin e gjuhës shqipe prej frankofonëve. Është autor i disa teksteve për arsimin e lartë dhe të mesëm. Është anëtar i Shoqatës Gjuhësore të Parisit dhe i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Francës. Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1972). U nda nga jeta në vitin 2020. (Në fotografi: Remzi Përnaska)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2007.

Fotografia: © https://arteka.al/in-memoriam-remzi-pernaska/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img