Ramiz Jakup Kelmendi

Lexo ngjarje:

Në Pejë lindi Ramiz Jakup Kelmendi, shkrimtar, përkthyes, prozator dhe publicist shqiptar. Ndoqi shkollën e mesme bujqësore në Prishtinë dhe kreu studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit (1955). Studimet pasuniversitare dhe doktoratën i kreu në Universitetin e Prishtinës (1975). Punoi si arsimtar në Gjakovë, më pas redaktor në gazetën “Rilindja” (1956–1968), drejtor i Teatrit Popullor Krahinor (1968–1970), pedagog në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës (1970–1989), themelues dhe drejtor i shkollës së lartë jopublike të gazetarisë “Faik Konica” (1996–2004). Ka shkruar tregime, novela, drama, fejtone, ese e publicistikë, por ndihmesën kryesore e ka dhënë si lëvrues i tregimit satirik. Publicistika e Ramiz Kelmendit shquhet për frymën polemike dhe mprehtësinë e kritikës. U nda nga jeta në Prishtinë, në vitin 2017. (Në fotografi: Ramiz Kelmendi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1149.

Fotografia: © https://www.preshevajone.com/ndroi-jete-ramiz-jakup-kelmendi/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img