Themelimi i shoqërisë “Artet e bukura”.

Lexo ngjarje:

Në qytetin e Korçës u themelua shoqëria “Artet e bukura”, shoqëri artistike. Ishte shoqëri artistike e madhe, që zhvilloi veprimtari të dendur me nivel të mirë artistik. Bërthamën e saj e përbënë anëtarët e bandës muzikore “Vatra”, të ardhur në Shqipëri po në atë vit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe një grup amatorësh të talentuar të ardhur nga kolonitë shqiptare të Rumanisë. Rreth saj u grumbulluan amatorë të talentuar të ish-shoqërive të mëparshme; ndihmesë dhanë edhe disa studentë të qytetit që ndiqnin shkolla artistike jashtë vendit. Kryetar i kësaj shoqërie ishte kompozitori Thoma Nashi, i cili luajti rol të veçantë si krijues e dirigjent. Veprimtarinë më të gjerë dhe më të spikatur shoqëria e zhvilloi në fushën e muzikës, por dha edhe disa shfaqje teatrore dhe u përkujdes për artet figurative. Formacionet muzikore, veç këngëve patriotike dhe popullore, interpretuan edhe pjesë vokale e instrumentale nga vepra të kompozitorëve të shquar botërorë. Për vështirësi ekonomike, shoqëria e ndërpreu veprimtarinë në fund të vitit 1926. Puna dhe përvoja e mirë e asaj shoqërie u ndie në jetën artistike të qytetit, në periudha të mëvonshme. (Në fotografi: Anëtarë të shoqërisë “Artet e bukura”, Korçë.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2505.

Fotografia: © https://tesheshi.com/artet-e-bukura-te-korces-dhe-kabaja-e-hajros/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img