Lindi Pal Maria Parrino (1710–1765), nga Palazzo Adriano, Sicili. Ai ka qenë rektor i Seminarit Shqiptar të Palermos dhe njëri nga pasuesit më të denjë të veprimtarisë akademike të Gjergj Guxetës. Njihet si autori i një vepre prej 600 faqesh të mbetur në dorëshkrim, ku në 12 kapituj argumenton shkencërisht, duke u mbështetur në fakte gjuhësore dhe historike, identitetin e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre ilire. Për këtë arsye, ai konsiderohet si themeluesi i ideologjisë romantike iliro-shqiptare. (Në fotografi: Grup arbëreshësh në Itali.)
Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
Fotografia: © Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
Përpunim grafik: AHCF




