Dalja e numrit të parë të gazetës “Zëri i popullit”.

Lexo ngjarje:

Në Korçë doli numri i parë i gazetës “Zëri i popullit” (1922–1924), gazetë politike, ekonomike dhe letrare. U ndërpre në numrin 96 (19 korrik 1924). Pasqyroi lëvizjet demokratike të qarkut të Korçës; përkrahu nismat private në ekonomitë qytetare e fshatare; mbrojti zejtarët e intelektualët e qytetit të Korçës, ngriti probleme të zhvillimit të arsimit e të kulturës kombëtare e qytetare etj. (Në fotografi: Faqe e gazetës “Zëri i popullit”, viti 1923.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2989.

Fotografia: © https://alb-spirit.com/2020/07/24/14-prill-1923gazeta-zeri-popullit-cdo-te-merkure-dhe-te-shtune-ne-korce/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img