Fillimi i transmetimeve të radio “Tiranës”.

Lexo ngjarje:

Në mjediset e Bashkisë së Tiranës, përmes një stacioni me valë të shkurtra ngritur në Laprakë, nisën transmetimet e para radiofonike në Shqipëri nëpërmjet radio “Tiranës”. Drejtori i parë i radio “Tiranës” ka qenë publicisti Gjergj Bubani. Transmetohej çdo ditë nga ora 13:00-14:00 dhe nga ora 19:00-20:45. Deri në vitin 1950 jepeshin 7 orë e gjysmë program në shqip dhe 4 orë në gjuhë të huaja. Më 1952 hyri në funksionim radiostacioni i ri i Kasharit me valë të shkurtra dhe të mesme. Krahas radio “Tiranës” u ngrit dhe radioja e parë vendore në Korçë (1941), më 1945 u ndërtuan radio “Shkodra” e radio “Gjirokastra”, kurse më 1959 radio “Kukësi”. Më 1962 u krijua orkestra simfonike dhe u zhvillua Festivali I i Këngës, që u shndërrua në një veprimtari të përvitshme. Në vitin 1965 filluan transmetimet nga godina e sotme e radio “Tiranës” dhe u përforcua arkivi i saj. Rreth viteve 1970–1980 u ndërtuan stacione të fuqishme transmetimi në Shijak, Fllakë, Cërrik etj. Në vitin 1989 radio “Tirana” transmetonte 128 orë në ditë me programe në ndryshme të kohës, për dëgjuesit brenda vendit, bashkatdhetarët dhe në 17 gjuhë të huaja. Pas vitit 1990 radio “Tirana” u reformua si një media e lirë me karakter informativ, edukues dhe argëtues. (Në fotografi: Godina e radio “Tiranës” marrë nga partizanët, më 17 nëntor 1944.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2195.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img