Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Lexo ngjarje:

U shpall Pavarësia e Shqipërisë, akt i Kuvendit Kombëtar të Vlorës, me anën e të cilit shpallej se “Shqipëria sot bahet më vehte, e lirë e mosvarme”. Shpallja e Pavarësisë dhe formimi i Qeverisë së Përkohshme, që u bë simbol i themelimit të Shtetit Kombëtar Shqiptar, ishin akte të njëkohshme të Kuvendit të Vlorës. Në krye të qeverisë u caktua Ismail Qemal Vlora ndërsa zëvendëskryeministër Nikollë Kaçori. Shpallja e Pavarësisë u shoqërua njëkohësisht me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë dhe në qendra të tjera të vendit. Ajo u bë në emër të delegatëve dhe të popullsisë së të gjitha trevave shqiptare, duke përfshirë edhe ato që ishin pushtuar nga ushtritë e serbe, malazeze e greke. Qeveria e Përkohshme kërkoi nga Fuqitë e Mëdha e shtetet ballkanike që, së bashku me njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë, të largoheshin ushtritë ballkanike nga tokat e pushtuara shqiptare dhe t’ia kthenin ato Shqipërisë së Pavarur. Shpallja e Pavarësisë shënoi përmbysjen e zgjedhës osmane, kurorëzoi me sukses përpjekjet e gjata dhe luftën e popullit shqiptar për një Shqipëri të lirë e të pavarur, hapi një etapë të re në historinë e Shqipërisë, etapën e shtetit të pavarur dhe të luftës për përparimin e vendit dhe për vendosjen e një rendi demokratik. Formimi i shtetit të pavarur shqiptar u bë mbështetje e luftës për liri të shqiptarëve e sidomos të atyre të Kosovës e të viseve të tjera të robëruara. Shpallja e Pavarësisë u prit me ngazëllim nga i gjithë populli shqiptar dhe pati jehonë të gjerë ndërkombëtare. Që nga ajo kohë 28 Nëntori njihet si Dita e Flamurit dhe është festë kombëtare e gjithë shqiptarëve. (Në fotografi: Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë, 1912.)

Teksti: Historia e popullit shqiptar – Vëll. II, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2002, faqe 510–515.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Albanian_Declaration_of_Independence

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img