Telat Agolli

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Telat Agolli, krijues i cirkut shqiptar (1952), kampion në ngritje peshe për peshat e rënda, Artist i Popullit, Mjeshtër i merituar i sportit. Kreu Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” (sot Akademia Sportive “Vojo Kushi”) dhe një kurs kualifikimi njëvjeçar për cirk në Kinë. Si peshëngritës, në 22 vjet ka vendosur 99 rekorde kombëtare. Në qershor të vitit 1976 e lidhën këmbë e duar në Sarandë, ku ishte në turne me trupën e cirkut, dhe e sollën në burgun e Tiranës. U akuzua si agjent dhe si tradhtar i vënë në shërbim të Shërbimit Sekret Jugosllav. Më 18 maj 1977, Gjykata e Tiranës e dënoi me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë, heqjen e medaljes së punës si dhe të titujve “Artist i Popullit” e “Artist i merituar” për “agjitacion e propagandë”. Dënimin e kreu pjesërisht në kampin e Spaçit. U lirua më 28 tetor 1982. U nda nga jeta në vitin 2016. (Në fotografi: Telat Agolli)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 82.

Fotografia: © https://www.spektrum.al/nderron-jete-telat-agolli-themeluesi-i-cirkut-te-tiranes/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img