Dalja e numrit të parë të gazetës “Bashkim”

Lexo ngjarje:

Në Selanik të Greqisë doli numri i parë i gazetës “Bashkim” (1908, 1910), gazetë informative, politike e shoqërore. Përgatitej në Stamboll prej një grupi patriotësh shqiptarë, nën drejtimin e Mihal Shan Tepelenës, shtypej në Selanik në shtypshkronjën “Mbrothësia” dhe shpërndahej në Shqipëri dhe në gjirin e shqiptarëve të Turqisë e të Greqisë. Në numrin e parë shpallej se qëllimi i gazetës ishte të mbronte “të drejtat e kombit shqiptar” dhe të përpiqej që të lëvrohej e të zhvillohej gjuha shqipe. Në vitin 1908 dolën 3 numra vetëm shqip dhe në vitin 1910 dolën 10 numra, dy faqe shqipe, dy turqisht. Nuk pati jetë të gjatë, pasi të dyja herët u mbyll nga qeveria xhonturke. (Në fotografi: Fotografi ilustruese, Shqipëria në vitin 1908.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 189.

Fotografia: © https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Janazah_in_Albania_%281908%29.jpg

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img