Marie Logoreci

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u nda nga jeta Marie Logoreci, aktore, Artiste e Popullit. Lindi në Shkodër. më 1920. Në vitin 1947 u pranua aktore profesioniste në Teatrin Popullor. U bë e njohur me interpretimin e rolit të Lokes në dramën “Toka jonë” (1954) të Kolë Jakovës, të cilën e luajti më vonë edhe në filmin me të njëjtin titull. Marie Logoreci mishëroi shumë figura nga dramaturgjia shqipe dhe e huaj, por spikati veçanërisht në rolet: Bernarda Alba në dramën “Shtëpia e Bernarda Albës” (Federiko Garcia Lorka), Gertruda te “Hamleti” (Shekspir), nëna në dramën “Cuca e maleve” (Loni Papa) dhe Gjela në dramën “Përmbytja e madhe” (Kolë Jakova). Ka luajtur gjithashtu në filmin e parë artistik shqiptar të metrazhit të shkurtër “Fëmijët e saj” (1957). Marie Logoreci ka sjellë në skenë figura grash e nënash të përvuajtura, por krenare e stoike; aktrimi i saj karakterizohet shpesh tragjik. (Në fotografi: Marie Logoreci)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1533.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Marie_Logoreci

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img