Filloi botimin në Vjenë gazeta “Vllazënija”, organ i shoqërisë shqiptare “Dija”. Kjo shoqëri, kishte në programin e saj disa pika, si: të ndihmonte popullin shqiptar, veçanërisht rininë shqiptare, të ndihmonte për krijimin e alfabetit shqip unik kombëtar, të ndihmonte talentet e reja, kulturën dhe krijimtarinë letrare e botuese. Gazeta trajtoi kryesisht problemet politike, shoqërore e kulturore që shqetësonin studentët dhe mërgimtarët shqiptarë. (Në fotografi: Shoqëria patriotike “Dija”, Vjenë.)
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror




