Vasil (Llaçi) Laçi

Lexo ngjarje:

U var në Tiranë Vasil (Llaçi) Laçi, atdhetar antifashist, Hero i Popullit. Lindi në Piqeras të Sarandës (mbiemri i familjes së tij është Llaçi, por Vasili në shtypin e kohës dhe më pas u bë i njohur gabimisht me mbiemrin Laçi). Që në moshë të re u detyrua të punonte hamall në Sarandë e në Durrës, më vonë si shërbëtor në një hotel të Tiranës. Me ndjenja të forta atdhetare dhe i shtyrë nga urrejtja për pushtuesit fashistë italianë, qëlloi me revolver kundër mbretit të Italisë Viktor Emanuelit III, në rrugën e Durrësit, më 17 maj 1941 në Tiranë. U arrestua, u torturua dhe u dënua me vdekje (me varje) nga gjyqi ushtarak fashist. (Në fotografi: Vasil (Llaçi) Laçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1447.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Vasil_La%C3%A7i

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img