Visarion Xhuvani emërohet Mitropolit

Lexo ngjarje:

Imzot Visarion Xhuvani, ish-kryetar i Kishës Autoqefale Shqiptare, u emërua si Metropolit në Episkopatën e Beratit. Visarion Xhuvani konsolidoi strukturën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, duke i dhënë asaj hierarkinë dhe fizionominë kombëtare. Kryeepiskop Visarion Xhuvani ka qenë një nga pararendësit e përpjekjeve për autoqefalinë e Kishës Ortodokse. Në vitin 1942, u emërua Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës. Në këtë detyrë qëndroi deri në vitin 1947 kur e arrestuan dhe e burgosën. Gjykata Ushtarake e Vlorës, me anën e vendimit Nr. 512, datë 12 dhjetor 1946, e dënoi me 20 vite privim lirie, me punë të detyruar. Në vitin 1962, doli nga burgu. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Manastirin e Shën Gjonit (Elbasan). (Në fotografi: Visarion Xhuvani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2961.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img