Në fshatin Lanaj të Kukësit lindi Sheh Ali Bogdani, klerik i lartë mysliman, nënmyfti i Lumës. Studimet teologjike i kreu në Stamboll. U arrestua më 7 shtator të vitit 1947. Një vit më vonë, më 18 qershor 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 12 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, sepse, sipas vendimit, “ka strehuar kriminelët e arratisur dhe ka propaganduar në popull kundër reformave të pushtetit”. Pas burgimit të tij, Kryesia e Këshillit të Përhershëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar e pezulloi nga të gjitha detyrat.
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2012, faqe 193-194.
Përpunim grafik: AHCF




